Ideja e biznesit Arkitekt.EU më lindi në Tetor te vitit 2017 gjatë një trajnim me arkitektet e rinj që mbahej në Prishtinë.
Por si ide do të qëndronte në sirtar deri sa një miku im më bëri ftesë për një trajnimin që do të mbahej nga platformën Panairi Online.
Pasi ndoqa trajnimin e parë një ditor në fund të këtij trajnimi unë kisha realizuar biznesit tim online.
Slogani ynë është: Ne jemi streha e çdo arkitekti.
Partnerët tanë janë të gjithë arkitektët nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia. Ndërsa sponsorat tanë janë disa nga firmat më të njohura si:
IngArch Albania
PlusArch Albania
KonstruktING
BauING
NdertimiMK
ingKS etj.
Shërbimet kryesore që ne ofrojmë janë si më poshtë:
1) Rregjistrimin e të gjithë arkitektëve në platformen e Panairit Online
2) Dixhitalizimin dhe plotësimin e profilit të biznesit të një arkitekti brenda platformës së Panairit Online
3) Menaxhimin e rrjeteve sociale për një biznes
4) Gjetjen e stafit për biznesin tuaj si : arkitekt, topograf, agjent marketingu, menaxher etj.
5) Trajnim të ndryshme në lidhje me ndërtimin.
6) Brandim ose Ribrandim te biznesit tuaj.
7)Prodhimin dhe dizenjimin e mjeteve promocionale fizike për biznesin tuaj si kartvizita fletpalosje etj.
8 ) Lidhjen e kontratave me kompani të huaja.
Adresa jonë është te rruga e Barrikadave tek ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë te zyrat e Panairit Online.