Autori Rudolf Joseph Lorenz Steiner ishte një filozof austriak, reformator shoqëror, arkitekt, ezoterik dhe pretendonte për mprehtësi.
Steiner fitoi njohjen fillestare në fund të shekullit XIX si kritik letrar dhe botoi vepra filozofike përfshirë Filozofinë e Lirisë Ky libër flet për jeten para se të vinim në këtë jetë dhe për jetë pas vdekjes. Në këtë libër autori flet për mbretërinë e mbinatyrshme të natyrës e cila i merr përsëri pas fëmijët e saj. Cfar ndodh me ne pasi të largohemi nga kjo jetë dhe për këtë autori jep versionin e tij. Ky libër i përket nivelit të gjykimit okult, që është niveli përtej ose në shumë raste sinteza e tre niveleve të tjera të gjykimit si: - Gjykimi fetar (nëpërmjet besimit tek librat e shenjtë).
- Gjykimi filozofik (nëpërmjet shkollave të gjykimit racional ose perceptiv).
- Gjykimi shkencor (vërtetimit nëpërmjet provave eksperimentale).
Si i tillë, gjykimi okult mbi misteret e krijimit dhe egzistencës, sidomos misteret që fsheh njeriu brenda tij, ai peshon më shumë nga gjykimi intuitiv, informacioni i kanalizuar, dijet e humbura nga koha por të ruajtura verbalisht e të pëshpëritura nder breza vesh më vesh nga të ndriturit sipas parimit ‘Fjalët e arta nuk shkruhen në karta!’. Kjo e fundit ndodh pasi okultistët nisen nga dy parime e mëposhtme: Zhvillimi i humanit në Tokë nuk është linear, qoftë ai teknologjik e qoftë ai shpirtëror. Vetë zhvillimi i njeriut në historinë që ne e njohim disi, edhe pse ajo që na tregohet nga tekstet zyrtare nuk është plotësisht e saktë, ngjan me tallazet e detit që herë ngrihen lart më me forcë, e herë ulen me vrull, por pa ndryshuar ligjin e ecjes para drejt bregut.
Në ofertë përfshihet një libër me të dhënat e mëposhtme: - Titulli: Memorja Kozmike
- Autor: Rudolf Steiner
- Botuar në shqip: Nëntor 2021
- Tirazhi: 700 cop
- Gjuha e publikimit: Shqip
- ISBN: 978-9928-090-97-3
- Formati: Me kapak të hollë
- Numri i faqeve: 370
- Përmasat e librit: 140 x 201 x 27 mm
- Çmimi: 1500 lekë/ 13 euro
Pagesa për librin bëhet te postieri që sjell librin për ata që ndodhen në Tiranë, ndërsa për në rrethe ose jashtë shtetit, bëhet në Wester Union ose Money Gram. Posta nuk është e përfshirë në çmim. Posta për Tiranën 200 lek Posta në rrethe 300 lek Posta për jashtë shtetit në varësi të shtetit.
|