Një komb nuk mund të quhet me civilizim të lartë në qoftë se nuk e ka këtë libër tv përkthyer në gjuhën e tij.
Autoren Helena P. Blavatsky shumë njerëz e kanë sharë dhe e kanë përbuzur. Të tjerë e kanë adhuruar, shenjtëruar dhe kanë gjetur shpëtim tek ajo. Por, ndjekësit e shumtë që ka pasur dhe ka edhe sot e kësaj dite e kanë bërë ndër spiritualistet më të njohura. Helena Petrovna Blavatsky (1831-1891) ka lindur në një familje aristokratike gjermano-ruse në Yekaterinoslav të Ukrainës. Që kur ishte fëmijë udhëtoi përgjatë gjithë Perandorisë Ruse dhe më pas zhvilloi interesat e saj për ekzoterizimin perëndimor. Interesi dhe bota e udhëtimeve u shtrinë më pas në dy të Amerikat dhe Indi. Ajo ndoqi grupet e spirtualistëve “Mjeshtrat e dijes së lashtë” dhe ato të shkollës tibetiane. Kthimi i saj në Nju Jork shënoi një periudhë tjetër, e cila rezultoi me themelimin e shkollës Teozofike, bashkë me Uilliam Quan Judge. Blavatsky ka shkruar këto vepra: Isis e zbuluar Doktrina Sekrete Fjalor Teozofik Çelёsi i Teozofisё Zёri i Qetёsisë dhe qindra artikuj tё tjerё. I gjithё koleksioni i veprave tё saj arrin në 15 vёllime. Në ofertë përfshihet një libër me të dhënat e mëposhtme: - Titulli: Doktrina Sekrete - Vellimi I
- Autore: Helena P. Blavatsky
- Botuar në shqip: Nëntor 2020
- Tirazhi: 500 cop
- Gjuha e publikimit: Shqip
- ISBN: 978-9928-09-075-1
- Formati: Me kapak të hollë
- Numri i faqeve: 600
- Çmimi: 1700 lekë/ 15 euro
Pagesa për librin bëhet te postieri që sjell librin për ata që ndodhen në Tiranë, ndërsa për në rrethe ose jashtë shtetit, bëhet në Wester Union ose Money Gram. Posta nuk është e përfshirë në çmim. Posta për Tiranën 200 lek Posta në rrethe 300 lek Posta për jashtë shtetit në varësi të shtetit.
|